Google ADS

Policia kufitare kap mbi 41 mijë euro të padeklaruara

23:33 | 13 Maj 2022
L G

Policia kufitare i gjen nën posedim 41.750 Euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë.

“Sot, në orët e pasdites në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave. Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë”, bënë të ditur policia.

I dyshuari, sipas policisë kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro (41.750 Euro).

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është iniciuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme