Ukraina nuk do të pranojë asnjë alternativë ndaj statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë në Berlin pas takimit me ligjvënësit gjermanë, Kuleba tha se është shumë herët për një vlerësim final të propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron për një union politik evropian, pasi shumë detaje të nismës janë ende të panjohura.
“Për aq sa ne e kuptojmë propozimin francez, ai nuk bie ndesh me dhënien e statusit të kandidatit në BE për Ukrainën”, tha Kuleba duke theksuar se alternativat ndaj anëtarësimit do të ishin të papranueshme për Kievin.
“Nuk kam përshtypjen se kjo nismë e përjashton Ukrainën nga lista e anëtarëve të mundshëm. Por, nëse është kështu, është diskriminuese dhe e padrejtë. Dhe kjo është kundër deklaratave që vijnë nga Franca dhe vende të tjera”, tha ai.
Kuleba shtoi se Ukraina pret një përgjigje pozitive nga Brukseli ndaj kërkesës për anëtarësim në BE.
“Ne besojmë fuqishëm se do të jetë në interesin më të mirë të Evropës që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE në fund të qershorit në samitin e Këshillit Evropian”, tha Kuleba.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...