Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz për Kosovën është jetike në proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, shkruan Abdixhiku./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj