Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë konerencës së sotme ka folur edhe për deklaratën e homologut të saj serb, Nikola Selakoviq, i cili ka paralajmëruar çnjohjen e shtetit të Kosovës nga katër shtete.
Gërvalla tha se deri tash Kosova nuk ka ndonjë informacion rreth këtyre paralajmërimeve, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet për tërheqje të njohjes së Kosovës, as nga Serbia nuk jemi njoftuar. Fakti që ministri serb ka deklaruar ashtu tregon dy gjëra, ose lajmi është i pavërtetë ose Serbia ka kohë që punon për çnjohje të Kosovës, në dallim nga ajo që deklarojnë publikisht”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla para mediave.
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka deklaruar se presidentit Aleksandar Vuçiq ia ka dorëzuar sot notat e katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka autorizuar presidentin Vuçiq që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai e sheh të nevojshme”, kishte thënë Selakoviq.
Derisa ka përmendur edhe dy shtete që sipas tij po e ndihmojnë Kosovën.
Në media u raportua se mbledhja ishte thirrur për Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj.
Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...