Anëtarësimi në NATO do të rrisë sigurinë e Suedisë, thotë raporti i analizës së sigurisë të përgatitur nga partitë në parlamentin e Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e përgatitur nga 8 partitë në parlament, në përputhje me nenin 5 të NATO-s, si rezultat kryesor i anëtarësimit të mundshëm në NATO theksohet se, anëtarësimi në NATO do të rrisë sigurinë e Suedisë përmes përfshirjes së vendit në kuadrin e garancive të sigurisë.
Ministrja e Brendshme e Suedisë, Ann Linde, në një konferencë për media, deklaroi se Suedia do të bëhet një pjesë e sigurisë kolektive të NATO-s në rast të një anëtarësimi të mundshëm në NATO.
Raporti i përgatitur do të përbëjë një bazë të rëndësishme për vendimin e saj që qeveria do të njoftojë të hënën me 16 maj për NATO-n.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...