Google ADS

AAK-ja kundër propozimit për pagën minimale pa përfshirjen e veteranëve

12:11 | 13 Maj 2022
S D

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë se nuk do ta përkrahin projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Berisha thotë se nga ky projektligj janë duke u diskriminuar veteranët e luftës dhe se deri të bëhet ndryshimi i projektligjit me përfshirjen e tyre nuk do ta përkrahin.

“Projektligjit që keni paraqit ju parasheh largimin e veteranëve në rritjen e pagës minimale. Ata e kanë këtë pagë për ekzistencë dhe ky pension ua pamundëson të bëjnë punë tjetër. Ky projektligj është diskriminues ndaj veteranëve dhe kërkojmë largimin e këtij projektligji pasi po i diskriminon ata që dhanë gjymtyrët e tyre për vend”, deklaroi ai.

“Ne jemi kundër dhe nuk do ta votojmë derisa të ndryshohet ky projektligj dhe të përfshihen edhe ata”, tha Berisha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme