Google ADS

Rrahje në mes të zyrtarëve komunalë në Suharekë dhe Skenderaj

09:39 | 13 Maj 2022
S D

Janë raportuar dy raste të rrahjeve në mes të zyrtarëve komunal në dy komuna, shkruan  arbresh.info.

Një zyrtar për mërgatë në Drejtorinë e Kulturës në komunë e Suharekës është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit, e cila pas sulmi ka pranuar edhe tretman mjekësor

Po ashtu edhe një femër zyrtare në komunën e Skenderajt ka raportuar në polici së është sulmuar nga një koleg i saj.

Rastet në raportin e PK-së:

“Suharekë 12.05.2022 – 14:30. I dyshuari mashkull  kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorin për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në  Drejtorin e Urbanizmit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedurë të rregullt”

“Fsh. Kosterc, Skenderaj 11.05.2022 – 14:10. Viktima femër kosovare zyrtar në Komunën e Skenderajt, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i të njëjtës Komunë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme