Google ADS

6 të vdekur në Korenë e Veriut, pasi vendi njoftoi shpërthimin e parë të Covid-19

09:18 | 13 Maj 2022
Trina Galanxhi

Gjashtë njerëz kanë vdekur dhe 350,000 janë trajtuar për simptomat e koronavirusit pasi infeksioni ka “shpërthyer” në të gjithë Korenë Veriore, thanë mediat shtetërore.

Për herë të parë, vendi e ka pranuar se ka ndodhur një shpërthim i infeksionit të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Korea e Veriut ka të ngjarë të mos ketë teste të mjaftueshme për Covid-19 dhe paisje tjera mjekësore, ndërsa autoritetet shëndetësore atje kanë theksuar se nuk e dinë shkakun e etheve masive.

Një shpërthim i koronavirusit mund të jetë shkatërrues në vendin me sistem të dëmtuar të kujdesit shëndetësor dhe te popullsia e pavaksinuar dhe e kequshqyer.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut tha se nga 350,000 njerëz që zhvilluan ethe që nga fundi i prillit, 162,200 janë shëruar.

18,000 njerëz u gjetën rishtazi me simptoma të etheve vetëm të enjten, dhe 187,800 njerëz janë izoluar për trajtim.

Një nga gjashtë personat që vdiqën u konfirmua i infektuar me variantin Omicron, tha KCNA, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse viktima vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese.

Korea Veriore vendosi një bllokim mbarëkombëtar të enjtën, pasi pranoi rastet e para me Covid-19.

Është e pazakontë që Koreja e Veriut e izoluar të pranojë shpërthimin e ndonjë sëmundjeje infektive, e lëre më një të tillë kërcënuese si Covid-19, pasi vendi është jashtëzakonisht krenar dhe i ndjeshëm ndaj perceptimit të jashtëm për “utopinë socialiste” të vetë-përshkruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme