Google ADS

Shtetasi i Zvicrës vdes tragjikisht në një aksident në Novobërdë, policia jep detaje

08:52 | 13 Maj 2022
S D

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Stanishor të Novobërdës.

Policia me anë të raportit 24-orësh bën të ditur se viktima mashkull, shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57.Viktima mashkull shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme