Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Historitë e ndërlikuara të dashurisë duhen mbajtur nën kontroll, sidomos këto ditë. Shmangni nxitimin dhe agresionin në punë, përpiquni të jeni më të qetë dhe të mendoni para se të flisni apo veproni.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kjo e premte 13 është një ditë shumë interesante për ndjenjat, mos e humbisni. Nëse keni një biznes të pavarur, keni tani siguritë që ju mungojnë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Më në fund po përgatitet një lëvizje sentimentale që e prisnit, mos ngurroni të eksperimentoni. Mos u nervozoni në punë, nuk keni pse i hapni telashe vetes, qoftë dhe duke prishur humorin tuaj.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Ka shumë trazira vërdallë jush dhe ndjenjat sigurisht që nuk ndihmojnë në këtë moment. Ata që kanë humbur punën, mos të shqetësohen, së shpejti do ta gjejnë përsëri.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ndjesi të reja dhe emocione të reja po shfaqen në horizont, edhe të premten, është një nga ato ditë tjera të ardhshme. Në aspektin e punës, situata juaj profesionale do të ndryshojë së shpejti.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Maji është një muaj pozitiv dhe do të jetë deri në fund për dashuritë tuaja. Në punë, përpiquni të planifikoni gjërat mirë për javën në vazhdim për të mos hasur probleme.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në sferën e dashurisë, personat që keni takuar muajt e fundit nuk janë aq të besueshëm. Në punë ndaloni së sulmuari dikë, luani në pozicion mbrojtjeje për pak kohë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Konsideroni që të dielën Hëna do të jetë në shenjën tuaj, ndaj mos e humbisni mundësinë e shijshme. Një lajm pozitiv në horizont për ata që janë të vetëpunësuar.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dashuria nuk është pika juaj e fortë në këtë periudhë, por nuk duhet të dekurajoheni kurrë. Puna, të paktën, po ecën me ritme të mira.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Fundjava e ardhshme premton të jetë shumë interesante, mund të përfshiheni në takime të reja. Nga ana tjetër, në situatën aktuale do ta keni më të lehtë të realizoni projektet tuaja në punë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Nëse diçka nuk po ju funksionon në marrëdhënien tuaj në çift, merrni pak kohë ose ndryshoni kursin. Situatat e punës që krijohen tani do të sjellin kënaqësi të madhe në të ardhmen.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Surprizat mund të vijnë çdo ditë, nuk ka nevojë të presësh fundjavën, ndaj bëje veten protagonist kurdoherë. Puna mund të përmirësohet, dhe ndoshta brenda disa muajsh do të bëhet edhe më e këndshme për ju.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...