Google ADS

Bërnabiq e quan cinizëm aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

15:17 | 12 Maj 2022
S D

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është “shkelje e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, në radhë të parë Marrëveshjes së Washingtonit”.

“Kjo lëvizje e tyre për anëtarësim në Këshillin e Evropës është kulmi i cinizmit,” tha kryeministrja serbe nga Dubai ku nënshkroi një memorandum për shkëmbimin e përvojave për zhvillimin dhe modernizimin, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me hapin e parë të Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“ Kësisoj Prishtina ka treguar se ka thyer një marrëveshje tjetër, atë të Washingtonit, e kanë shkelur brutalisht. Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje, konflikt, por të japim një përgjigje në mënyrë racionale. Nesër është seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme