Adoleshentët shqiptarë therin me thika dy italianët në Bolonja

13:34 | 12 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Pesë të mitur me origjinë nga Shqipëria kanë plagosur me thika dy të rinj në Itali duke i rrezikuar atyre jetën seriozisht. Mediat lokale raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të muajit ku pesë të rinjtë të moshës 15 deri 17 vjeçare janë konfliktuar në zonën universitare të Bolonjas me dy të rinj italianë, të cilët më pas i kanë goditur me thika.

Pas sherrit dy italianët kanë përfunduar në spital me plagë të rënda thike duke bërë që mjekët t’i mbajnë për ditë të tëra aty. Pritet që ata të qendrojnë deri në fillim të qershorit për rekuperimin e plagëve.

Pas ngjarjes, policia italiane ka identifikuar katër të rinj prej grupit të shqiptarëve dhe po punohet për të pestin. Të katërt ata janë arrestuar dhe kanë dalë para gjykatës.

Mësohet se dy italianët ishin me shoqet e tyre në park teksa grupi i shqiptarëve i ka provokuar me fjalë duke shkaktuar sherrin mes tyre. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme