Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

11:58 | 12 Maj 2022
A. B.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër katër të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.

Prokuroria ka bërë të ditur se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H. dhe G.D., në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 të Kodit Penal, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, i pandehuri me inicialet E.T., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. /arbresh.info/

 

Të ngjashme