Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka ngritur trofeun e tij të dytë në klub, që do të thotë se ai tashmë ka fituar më shumë se Antonio Conte.
Nerazzurrët mundën Juventusin 4-2 në finalen e Kupës së Italisë në Stadio Olimpico të mërkurën mbrëma, duke fituar trofeun e tyre të dytë këtë sezon.
Kampionët në fuqi në Serie A kishin bërë tashmë më të mirën ndaj Bianconerëve në finalen e Superkupës së Italisë në muajin janar.
Antonio Conte fitoi një titull gjatë periudhës së tij dyvjeçare në Inter, por Inzaghi tashmë ka fituar më shumë trofe se trajneri aktual i Tottenham Hotspur.
Conte u largua nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë në verë, pasi e dinte se klubi do të duhet të shesë disa nga yjet e tyre për të balancuar librat.
Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u larguan nga klubi verën e kaluar për një tarifë të kombinuar prej 183 milionë eurosh, por Interi ka mbetur konkurrues dhe tani është në garë për të fituar trofeut e tretë vendas.
Megjithatë, në mënyrë që të ruajnë titullin e Serie A, ata do të duhet të shohin Milanin të humb së paku njërën nga dy ndeshjet ose të barazojë në dy ndeshjet e mbetura të sezonit, pasi aktualisht janë në vendin e dytë në tabelë, dy pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit.
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...