Ministri i Bujqësisë Fatonë Peci njëherit edhe kushëri i ish-boksierit Xhevdet Peci, në homazhet në nder të jetës dhe veprës kujtoji disa nga tiparet e ish-boksierit të cilat e bënë një personalitet të shquar në botën e sportit, shkruan arbresh.info.
Peci tha se boksi i tij i hekurt ka shku edhe për tej asaj aspektit sportiv kur ai ka goditur njërin nga referet që ka qenë sinonim i diskriminimit të popullit shqiptarë të Kosovës
“Ne jemi këtu për të nderuar njërin prej figurave ma markante të sportit që Kosova ka pas. Xhevdet Peci përveç se si sportist por njëkohësisht edhe si kushëri i imi është shqu për disa tipare. Personaliteti i tij dhe figura e tij në sport ka marr përmasa të tjera për shkak se si sportist me tipare njerëzore edhe të sportistit që i ka jetësua në jetën e tij të përditshme kanë bërë pjesën e historisë në kohën kur populli jonë diskriminohej në të ashtuquajturën ish Jugosllavi dhe boksi i tij i hekurt ka shku edhe për tej asaj aspektit sportiv për shkak se thjesht ka goditur njërin nga referet që ka qenë sinonim i diskriminimit të popullit shqiptarë të Kosovës”, deklaroi Peci.
Peci po ashtu tha se tiparet e një sportistit të vërtet ai i ka materializua në mënyrën më të mirë të mundshme në jetën e përditshme si sportist e përveç të tjerave ka qenë edhe figurë ose personalitet i shquar i urtë dhe i dashur për komunitetin sportist për familjarët./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...