Njerëzit që mbajnë një qen kanë 96 përqind më shumë ndërveprime ‘domethënëse’, me një rritje të disponimit të përgjithshëm, sesa ata që nuk mbajnë.
Studimi i kryer me mbi 2 mijë të rritur ka gjetur se pronarët e qenëve përfitojnë nga akti i thjeshtë i ecjes me shokun e tyre, pasi ndihen më pak të vetmuar kur dalin për shëtitje, transmeton portal arbresh.info
Por këtu nuk mbarojnë të mirat e të pasurit një qen. Miqtë me katër këmbë kanë një ndikim të madh pozitiv dhe tek personat me aftësi të kufizuar.
Pronarët e qenve me aftësi të kufizuara kanë pothuajse katër herë më shumë biseda kuptimplota në muaj sesa personat me aftësi të kufizuara pa qen.
Gjithashtu, 81 për qind e pronarëve të qenve me aftësi të kufizuara ia atribuuan ndërveprimet dhe lidhjet e tyre sociale qenve të tyre.
Studimi i porositur nga UK Charity Dogs for Good, në lidhje me javën e shendetit mendor, është fokusuar te vetmia.
Studimi zbuloi gjithashtu se 52 përqind e pronarëve të qenve me aftësi të kufizuara kanë zhvilluar miqësi më të thella dhe më të gjata me dikë që takuan kur dilnin për shëtitje.
Ndërsa vetëm pesë për qind e të rriturve me aftësi të kufizuara që nuk kanë qen kanë krijuar marrëdhënie të ngjashme.
Katër në pesë pronarë të qenve me aftësi të kufizuara thanë se bashkëveprimi me njerëz të rinj ndihmon në lehtësimin e ndjenjave të izolimit dhe vetmisë.
Një ndër pikat kryesore të studimit është theksuar se mbajtja dhe kujdesi ndaj një qeni i bën të moshuarit më pak të vetmuar dhe më shumë të lumtur./arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?