Nimri një i partisë opozitare më të madhe në vend Hristijan Mickoski mbrëmë në emisionin Top Tema theksoi se partia e tij do të marr hapa të tjerë, që nuk do të jenë vetëm bllokada.
Mickoski theksoi se vendi nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se qeveria e LSDM-së nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, duke shtuar se për këtë është legjitime si opozitë të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Unë thashë se kjo do të zgjas si bllokadë, sepse ne vlerësojmë që për momentin gjendja në vend nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe se ne kemi shumë probleme dhe kjo qeveri padyshim nuk ka kapacitet për t’i zgjidhur ato probleme, kështu që është normale dhe legjitime që pasi patëm një numër të madh votash, të kërkojmë zgjedhje të parakoshme parlamentare”,deklaroi Mickoski
Ndryshe, opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka vijuar me bllokimin e punës së Kuvendit. E dita e pare e bllokimit nisi dhe prëfundoi pa asnjë debat thelbësor dhe vetëm kritika e propozime për pikat e rendit të ditës. Ndërsa dita e dytë e bllokimit të Kuvendit është zhvilluar në mes tensionesh e debates të shumta në mes opozitares VMRO-DPMNE dhe Kryeparlamentarit Xhaferi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...