Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se rruga e bypass-it të Vlorës do të hapet për qarkullimin e automjeteve me fillimin e sezonit turistik të këtij viti.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës, ku po punohet 24 orë pa ndërprerje për përfundimin e plotë të kësaj vepre.
“Mirëmëngjes dhe me Bypass-in e Vlorës që do të hapet përfundimisht në këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin gjatë verës sidomos, po edhe si një tjetër skenë spektakli natyror, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pjerrësia për 6 km e para është mjaft e ulët.
Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.
Bypass-i i Vlorës, do të ndihmojë në përmirësimin e integrimit rajonal, lehtësimin e tregtisë, mbështetjen e zhvillimit të turizmit në pjesën jugore të Shqipërisë, si dhe përmirësimin e kushteve të transportit rrugor në zonën e Vlorës./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...