Britania është zotuar se do ta mbrojë Suedinë nëse ajo sulmohet, pasi kryeministrat e dy vendeve, Boris Johnson dhe Magdalena Anderson, nënshkruan sot një marrëveshje sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA)
Pas sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Suedia dhe Finlanda po shqyrtojnë anëtarësimin në NATO.
Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të bëjë një zotim të ngjashëm për të mbrojtur Finlandën pas takimit me presidentin Sauli Niinisto.
Johnson tha pas ceremonisë së nënshkrimit se marrëveshja “do të forcojë mbrojtjen e Evropës veriore përballë kërcënimeve të reja”.
“Ky është një angazhim afatgjatë për forcimin e lidhjeve ushtarake dhe stabilitetin global dhe për forcimin e mbrojtjes së Evropës për brezat e ardhshëm”, tha Johnson në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se Britania do t’i vinte në ndihmë palës tjetër në rast të një fatkeqësie apo sulmi ushtarak.
Ai tha se lufta në Ukrainë është një fushatë e përgjakshme e presidentit rus Vladimir Putin kundër një kombi sovran.
Ndërkaq, kryeministrja suedeze Anderson tha se presidenti rus mendonte se mund të shkaktonte përçarje, por se ka arritur të kundërtën.
“Sot ne qëndrojmë këtu më të bashkuar se kurrë”, tha Anderson.
Sondazhet në Finlandë dhe Suedi tregojnë se shumica e qytetarëve në këto vende janë në favor të anëtarësimit në NATO.
Sipas gazetës suedeze Expressen, Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në fund të këtij muaji.
Rusia ka paralajmëruar më parë Suedinë dhe Finlandën që të mos anëtarësohen në NATO, duke thënë se ky hap do të ketë pasoja negative për paqen dhe stabilitetin në Evropën veriore.
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...