Gjinia e konsumuesit, si dhe metoda e pirjes së kafes, mund të jetë një kyçe për lidhjen e kafesë me kolesterolin më të lartë, një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, zbuloi një studim i fundit.
Pirja e ekspresit u shoqërua me dallimin më të madh gjinor në nivelet e kolesterolit mes gjinive, ndërsa kafja me qumësht kishte lidhje më të vogël, zbulon studimi i publikuar në Open Heart, transmeton portal arbresh.info
Tre deri në pesë filxhanë ekspres në ditë rezultuan në kolesterol më të lartë në total, veçanërisht te meshkujt, krahasuar me ata që nuk pinë kafe, thanë studiuesit.
Konsumimi i gjashtë ose më shumë filxhanëve kafe në ditë rriti gjithashtu kolesterolin, dhe në një shkallë të ngjashme si te burrat ashtu edhe te grate.
Përveç kësaj, pirja e gjashtë ose më shumë filxhanëve kafe të filtruar çdo ditë u shoqërua me një rritje të kolesterolit total vetëm tek gratë, por jo tek burrat, sipas studiuesve.
Megjithëse konsumimi i kafesë së menjëhershme çoi në një rritje të kolesterolit tek burrat dhe gratë, kjo nuk u rrit së bashku me numrin e filxhanëve të konsumuar, thanë studiuesit.
“Kafja është stimuluesi qëndror i konsumuar më së shpeshti në mbarë botën”, thekson studimi norvegjez, i kryer nga Universiteti Arktik.
“Për shkak të konsumit të lartë të kafesë, edhe efektet e vogla shëndetësore mund të kenë pasoja të konsiderueshme shëndetësore”, thanë shkencëtarët.
Kafeja përmban kimikate natyrale, të tilla si diterpenet dhe kafestol, të cilat rrisin nivelin në gjak.
Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumimin e kafesë me një rrezik në rritje për problemet e zemrës, megjithëse kjo pije ka edhe disa përfitime shëndetësore.
Metoda e pirjes gjithashtu mund të ndikojë në nivelet e kolesterolit, por nuk është e qartë se çfarë ndikimi mund të ketë ekspresi, thanë studiuesit norvegjezë.
Gjetjet e studimit bazohen në më shumë se 21 mijë përgjigjjë nga të rriturit e moshës 40 vjeç e lart.
Pjesëmarrësve u morrën mostra gjaku dhe iu mat gjatësia dhe pesha. Pjesëmarrësit dhanë gjithashtu informacion mbi dietën, shëndetin dhe stilin e jetesës, duke përfshirë duhanin, marrjen e alkoolit dhe aktivitetin fizik.
Gratë pinin mesatarisht pak më pak se katër filxhanë kafe çdo ditë, ndërsa burrat pinin mesatarisht rreth pesë, treguan të dhënat.
Nuk ka shpjegime të qarta për mospërputhjen gjinore në përgjigjen e kolesterolit ndaj pirjes së kafesë, thanë studiuesit.
“Është interesante se kafeja përmban më shumë se një mijë fitokemikale të ndryshme, dhe marrja e secilit përbërës varet gjithashtu nga shumëllojshmëria e llojeve të kafesë, shkalla e pjekjes dhe medota e pirjes”, theksoi studimi./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...