Google ADS

Scholz: Prania e Zelensky në samitin e G20 një shenjë e rëndësishme

23:32 | 11 Maj 2022
Trina Galanxhi

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në samitin e G20, në Indonezi.

“Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme e seriozitetit me të cilin ekonomitë më të mëdha në botë po e marrin luftën në Ukrainë”, tha kancelari Scholz pas bisedimeve me presidentin argjentinas Alberto Fernandez në Berlin.

Argjentina dhe Gjermania janë anëtarë të G20, ashtu si edhe Rusia. Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në samitin e planifikuar në nëntor në ishullin Bali.

Indonezia e ka ftuar gjithashtu Zelensky, megjithëse prania e tij dhe një përballje e mundshme me Putinin nuk është ende e sigurt, duke pasur parasysh luftën që Rusia po bën kundër vendit të tij.
Fernandez tha se ai kishte kundërshtuar përjashtimin e Rusisë nga G20 për shkak të luftës.

“Do të ishte mirë nëse takimi i G20-ës do të ishte vendi ku ne i bëjmë të qartë Rusisë se bota po vuan për shkak të vendimit që ka marrë”, tha ai./alsatm/

Të ngjashme