Google ADS

Skuadra e Bad News Eagles mposhtet nga ‘ENCE’

20:48 | 11 Maj 2022
KRG

Tashmë ka përfudnuar ndeshja e ekipit shqiptar kundër ekipit ENCE, edhe pse nuk arritën q të dalin fitues, treguan një lojë fantastike kundër njërit nga ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Skuadra nga Finlnda arritën ta mposhtin Bad News Eagle në mapin ‘Dust2’ me rezutlat 16:13.

Ndërsa në mapin ‘Nuke’ ishin dominues, ku edhe arritën fitore me rezutlat 16:9.

Skuadra kosovare, Bad News Eagle, tani ka 2 humbje dhe një fitore ne Major.

Ndërsa gara për BNE-në ende nuk ka përfunduar, pasi nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre vendimtare, në rast se fitojnë do të kualifikohen për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet më vonë, dhe gjasat për të fituar janë edhe më të mëdha pasi do të takohen me ekip të kalibrit më të ulët krahasuar me ekipin ENCE./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme