Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi në misionin e tij për rindërtimin e një koalicioni të partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen dhe rindërtimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, bazuar në shtatë shtyllat e identifikuara dhe trembëdhjetë qendrat e ekselencës, ka vizituar Spitalin Ushtarak Walter Reednë Bethesda Maryland, të SHBA, i njohur gjithashtu si Spitali i Presidentëve.
Përveç kësaj, ministri Latifi, ka vizituar qendrat e simulimit dhe edukimit teknologjik të Spitalit Ushtarak Walter Reed dhe Universitetit të Shërbimeve të Uniformuara, që ka një nga qendrat më të avancuara të edukimit mjekësor në botë, Qendrën e Simulimit Val G. Hemming dhe një lider botëror në zhvillim dhe aplikim e programeve të simulimit mjekësor.
SimCenter është pjesë e Universitetit të Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave Shëndetësore (USUHS), i vendosur në Forest Glen Annex Silver Spring, Maryland.
Nikoqiri i Ministrit Latifi ishte Dr. Mark Bowyer, Profesor i Kirurgjisë dhe Shefi i Traumës dhe Kirurgjisë Luftarake në Universitetin e Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave Shëndetësore (shkolla mjekësore ushtarake) në Bethesda, MD, që është drejtor i simulimit kirurgjik dhe autoritet i njohur në simulim dhe trajnimi.
Të dyja këto institucione janë nga më të mirat në botë dhe janë shembuj të shkëlqyer të partneritetit potencial dhe shembuj se si mund të duket sistemi shëndetësor i Kosovës në të ardhmen.
Po ashtu, ministri Latifi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po viziton edhe Universitetin e Arizonës, në Tucson, Arizona.
Ministri Latifi, gjatë kësaj vizite në SHBA ka marrë pjesë gjithashtu edhe në festimin e “Project Hope”, një kontributor i rëndësishëm në shëndetësinë e Kosovës.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...