Kritikat ndaj Kurtit për vizitën në ShBA, Kërçeli: Shumë shpejt keni për t’i parë rezultatet

17:43 | 11 Maj 2022
KRG

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, iu është përgjigjur kritikave për vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërçeli tha se shumë shpejt do të shihen rezultatet e kësaj vizite, transmeton klankosova.tv.

Ai tha se vizitat në kompaninë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së janë përfaqësimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit në këtë kohë kur Kosovës i duhen vende pune për rininë, e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune.

“Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”.

“Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune”.

Kurti ishte kritikuar nga opinoni publik se ai nuk është takuar ende me ndonjë nga krerët e shtetit amerikan.

Të ngjashme