Sot në Vjenë është mbajtur Kongresi i 46-të i UEFA-s, në të cilin kanë marrë pjesë presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.
Gjatë punimeve të kongresit zëvendëspresidenti Karl-Erik Nilson paralajmëroi se me insistimin e presidentit të Federatës daneze të futbollit, Jesper Møller, presidenti aktual i UEFA-s, Aleksandër Çeferin do të kandidojë edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.
FFK ishte ndër federatat e para që i dha përkrahje kandidimit të presidentit Çeferin së bashku me Federatën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisës së Veriut.
Pas paralajmërimit se do t’i hyjë garës edhe për një mandat, Çeferin mori duartrokitje frenetike nga të gjithë delegatët e Kongresit, duke u vërtetuar kësisoj përkrahja e plotë që gëzon nga komuniteti i futbollit evropian për mandatin e ardhshëm, përcjell arbresh.info.
Çeferin drejton UEFA-n që nga viti 2016, ndërsa në vitin 2019 u konfirmua në këtë pozitë dhe ka mandat deri në vitin 2023.
Para kongresit presidenti Ademi ka pasur takime me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe me homologë nga federatat tjera.
Në takimin me të parin e FIFA-s, presidenti Ademi e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe vëmendjen që i jep futbollit të Kosovës, teksa në në prag të shënimit të 6-vjetorit të Kosovës si pjesë e familjes së futbollit botërore ia ka shprehur mirënjohjen e tërë komunitetit të futbollit kosovar për kontrubutin e tij në procesin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA.
Kongresi i ardhshëm i UEFA-s do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë më 5 prill të vitit 2023.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I