Ish-boksieri i njohur kosovar, Xhevdet Peci do të varroset nesër në orën 16:30 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Poashtu, në përkujtim të tij do të bëhen edhe homazhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.
Sipas njoftimit, pas varrimit në ora 19:30, do të mbahet edhe mbledhje përkujtimore për Pecin në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Xhevdet Peci ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica. /arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen