Radio Televizioni i Maqedonisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së “Eurovision 2022”, kur përfaqësuesja Andrea Koevska hodhi flamurin maqedonas në tapetin e kuq dhe pas njoftimit fillestar që u publikua pas reagimeve të opinionit, u konsideruan në detaje të gjitha aspektet e tërheqjes së mundshme të përfaqësueses sonë nga Eurovizioni.
“Një hap i tillë në një kohë kur kanë kaluar të gjitha afatet e tërheqjes do të shkaktonte dëme të mëdha financiare dhe sanksione të tjera që nuk duhen neglizhuar”, thonë nga RTVM.
Përkatësisht, anulimi do të rrezikonte pjesëmarrjen dhe devijimin e të drejtave televizive në të gjitha ngjarjet e tjera që Transmetuesi i Shërbimit Publik i merr si anëtar i Rrjetit Transmetues Evropian.
Radiotelevizioni i Maqedonisë do t’i marrë të gjitha vendimet ligjore dhe masat disiplinore pas kthimit të delegacionit tonë nga Torino, pasi anëtarët të dorëzojnë raporte për ngjarjet e ceremonisë.
Për shkak të imazhit negativ publik të projektit “Eurovizion”, i cili shkakton publicitet negativ në RTVM, Redaksia e RTVM-së po shqyrton mundësinë që vitin e ardhshëm Radio Televizioni i Maqedonisë të mos marrë më pjesë në garën e Eurovizionit, thuhet në komunikatë.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu