Kuvendi sot ratifikoi vetëm tri marrëveshje ndërkombëtare

13:31 | 11 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar  tri marrëveshje ndërkombëtare, nga katër sosh, gjatë punimeve në seancën e sotme të mbajtur.

Marrëveshjet ishin ndër pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 14 dhe 19 prill të këtij viti.

*Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

Marrëveshja ndërkombëtare e cila nuk u ratifikua, është si vijon:

  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme