Duke nisur nga nëntori Tokio do të njohë martesat midis personave homoseksualë.
Në këtë mënyrë kryeqyteti japonez bëhet qyteti më i madh në vend që merr hapin e madh të njohjes së lidhjeve të homoseksulaëve.
Japonia është i vetmi vend i G7 që nuk njeh martesat e të njëjtit seks, me kushtetutën që thotë se “martesa mund të bëhet vetëm me pëlqimin e të dy gjinive”.
Megjithatë, vitet e fundit, autoritetet lokale në të gjithë vendin kanë ndërmarrë hapa për të njohur marrëdhëniet e të njëjtit seks, megjithëse kjo nuk u jep atyre të njëjtat të drejta si çiftet e martuara.
“Ne kemi dëgjuar opinionin e qytetarëve gjatë dy muajve të fundit dhe pikëpamjet (të çifteve homoseksuale) të cilët kanë deklaruar se duan të njihen si partnerë,” tha një zëdhënës i autoriteteve të Tokios.
Autoritetet lokale në zonën metropolitane të Tokios do t’i kërkojnë këshillit të qytetit në qershor që të miratojë rishikimin e rregullave ekzistuese, më pas në tetor do të fillojnë të pranojnë aplikimet e çiftit dhe në nëntor do të lëshojnë certifikatat.
Tokio synon t’u ofrojë çifteve homoseksuale një sërë shërbimesh që deri tani kanë të bëjnë vetëm me çiftet e martuara, si p.sh. mundësia për të aplikuar për apartamente.
Në vitin 2015, periferia Shibuya e Tokios u bë e para në Japoni që lëshoi certifikata për çiftet homoseksuale./abcnews.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...