Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se nuk e përjashton nënshkrimin e Paul Pogbas si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
Los Blancos këtë verë do t’i përqendrojnë të gjitha përpjekjet ekonomike për të arritur ‘po-në’ e dëshiruar të Kylian Mbappes.
Megjithatë, sipas gazetës Sport, Real Madridi nuk ka hequr dorë nga hyrja në garë për shërbimet e Pogbas, kontrata e të cilit me Manchester Unitedin përfundon më 30 qershor.
Nënshkrimi i Pogbas nuk është një prioritet për Real Madridin, por klubi mbretëror nuk refuzon të negociojë transferimin e tij nëse lojtari ofron veten dhe paga që ai dëshiron nuk është e përtej kufijve të lejuar nga klubi.
Kujtojmë se Florentino Perez ka qenë disa herë i interesuar për francezin vitet e fundit, por arsye të ndryshme e kanë penguar ardhjen e tij në Santiago Bernabeu.
Mesfusha e së ardhmes së Realit është në rrugën e duhur me Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga, por një përforcim si ai i Pogbas është gjithmonë tërheqës.
Dy propozimet që Pogba ka aktualisht në tryezë janë Paris Saint-Germain dhe Juventus.
Këtë sezon mesfushori ka pak vazhdimësi për shkak të lëndimeve. Me vetëm pak javë deri në fund të sezonit, ai ka luajtur vetëm 1782 minuta të shpërndara në 27 ndeshje. Ai ka shënuar vetëm një gol, por ka dhënë nëntë asistime.
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit