Presidenti i klubi italian AC Milan, Paolo Scaroni ka konfirmuar se ka dy oferta në tavolinë nga investitorë të ndryshëm që duan blerjen e Rossonerëve.
RedBird Capital po kërcënon planet e kompanisë Investcorp për të blerë Milanin me të dy fondet që ofrojnë mbi 1.1 miliardë euro për klubin kuqezi.
“Unë nuk di për ndonjë çështje kritike me Investcorp”, ka thënë fillimisht Scaroni për Sky Italia.
“Ajo që di është se janë dy oferta dhe duhet kohë për të plotësuar perimetrin e dokumentacionit, për të kuptuar dhe krahasuar dy propozimet”.
“Unë nuk jam personi i duhur për të pyetur për këtë, sepse unë drejtoj klubin që është subjekt i ofertës, kështu që nuk është diçka që përfshin Milanin”.
Në ecurinë e planeve të stadiumit të ri, Scaroni ishte optimist.
“Është një punë në progres, por unë jam optimist dhe mjaft i sigurt se Milani do të ketë një stadium të ri qoftë në qytetin e Milanos ose në zonën e madhe të Milanos”.
“Është në proces një konsultim publik dhe ai do të përfundojë brenda dy muajsh”, përfundoi presidenti i Milanit.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida