Është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin: “Saranda në Prishtinë”.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, si dhe kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Transportit Rrugor, tha se ky takim është rast i veçantë sa i përket dialogut privat dhe promovimit të turizmit.
“ Është rast i veçantë për të quar dialogun privat dhe për të promovuar ofertën turistike të Sarandës. U dëshiroj mirëseardhje vëllezërve nga Saranda në Prishtinë”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se dëshirojnë të shohin edhe më shumë bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Të gjitha këto vikende po shohim fluks të qytetarëve tanë që i’a mësyjnë për shumë arsye të cilat sot i ofron bregdeti dhe qyteti i Sarandës. Ne dëshirojmë të shohim edhe shumë promoter të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.”, tha Rukiqi.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, tha se pa pushuesit nga Kosova, se turizmi do te ishte kthyer në ngërç të pakthyeshëm.
“ Dua t’ju them që në Sarandë vini në qytetin tuaj në detin tuaj. Frymarrja ushqimi dhe mjekimi me i mirë për turizmin ishte Kosova. Pa pushuesit nga Kosova jam i bindur se turizmi do të ishte kthyer në ngërç të pakthyeshëm.”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka deklaruar se rinia e Kosovës ëshët faktori kryesor i zhvillimit të turizmit në Sarandë.
“Midis Prishtinës dhe Sarandës e para ka të bëjë me një brez të ri, lidhja e parë e Kosovës me Sarandës. Lidhja e dytë është që sot Kosova konsumon 75% të mandarinave nga Saranda. Saranda sot vizitohet kryesisht nga rinia. Kemi vazhdimësi brezash. Nga vitit në vit numri i qytetarëve që blejnë banesa në Sarandë rritët 30%”, tha ai./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...