Google ADS

Latifi-Pupovci reagon sërish për sulmin fizik ndaj saj: Nuk ka dhunë, grusht e as plumb që më zmbraps nga parimet e mia

10:08 | 11 Maj 2022
A. B.

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Hatixhe Latifi – Pupovci ka reaguar sërish për sulmin fizik që i ndodhi asaj dje brenda ambienteve të fakultetit.

Latifi – Pupovci përmes një postimi në Facebook, i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen morale që po i japin, derisa ka shtuar se “nuk ka dhunë që më zmbraps nga parimet e mia, as grushti e as plumbi”.

“Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”. Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend”, ka shkruar Latifi – Pupovci.

Profesoresha u sulmua dje fizikisht nga gjinekologu Arsim Gashi. Ajo ka thënë se “ka qenë një sulm krejtësisht i papritur dhe i paprovokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për mua”.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur miq,

Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar!

Ju garantoj,

Nuk ka dhunë që më zmbraps nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.

Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend. /arbresh.info/

lexo edhe:

Profesoresha tregon se u sulmua nga gjinekologu Arsim Gashi, pasi ia kishte rrëzuar djalin nga provimi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme