Zelanda e Re, e njohur për masat e rrepta që ka marrë në lidhje me pandeminë e koronavirusit COVID-19, do të hapë dyert për të gjitha vendet që nga fundi i korrikut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Zelandës së Re nga 31 korriku ka vendosur të hapë kufijtë për vizitorët nga vende të tjera, si Kina dhe India.
Duke filluar nga kjo datë thuhet se do të hiqet edhe aplikimi i detyrueshëm i testit për COVID-19 para nisjes.
Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, deklaroi se masat e hequra kufitare do të rrisin gjithashtu fluksin e punëtorëve emigrantë të kualifikuar në vend.
Muajin e kaluar vendi hapi kufijtë për qytetarët australianë dhe për më shumë se 50 vende evropiane, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Turizmi në Zelandën e Re, i cili frekuentohej nga afërsisht 3 milionë turistë çdo vit përpara pandemisë globale, është ndër burimet e rëndësishme të të ardhurave të vendit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...