Google ADS

Kurti në SHBA, Borell pret në darkë jo-formale sot liderët e Ballkanit Perëndimor

09:08 | 11 Maj 2022
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme do të fluturojë për në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi.

Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala Schwartz.

Agjenda e plotë:

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30

Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme