Nga: Muhamet Bytyqi
Themelimi i Zajednicës parqet entitet të veçantë territorial dhe politik përbrenda Kosvës, e cila e konstituon një shtet paralel në Kosovë, që rrënjët dhe fuqinë i ka në Serbi, ndërsa qëllim parësorë e ka interesin e Serbisë në Kosovë. Kosova, me Zajednicën brenda, as nuk mund të jetë Republikë e as demokratike, sikurse nuk mund të jetë e zhvilluar dhe e gatshme për t’u integruar. Siç e dimë, procesi i decentralizimit në Kosovë është indikatori më i mirë dhe më i freskët se si ndarja territoriale në baza etnike ka shtuar ambiciet dhe ka krijuar rrethanat politike dhe administrative për komunitetin serb në Kosovë që të mohojnë Republikën, prandaj ngjashëm edhe konstituimi i Zajednicës do të krijonte rrethanat për kapërcimin nga mohimi në pamundësim të Republikës së Kosovës.
Zajednica si projekt dezintegrues shkon përtej decentralizimit etnik, duke marr për bazë mëvetësinë e këtij entiteti politik në kuptimin e një vetëqeverisje të lartë, gjeografikisht si pjesë e kufizuar me Serbinë dhe nën kontroll të plotë të Serbisë. Përderisa, çështja e emërtimit dhe artikulimit në opinion si asociacion u kamuflua për t’u shitur më lehtë dhe tinëzisht tek opinioni i gjerë, duke manipuluar pasuksesshëm, kinse është një OJQ. Ndërsa Serbia me kërkesën e saj e quajti “Zajednicë” që ndryshe nga entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinëm edhe për faktin se Kosovën nuk e njeh si shtet. Por, domethënëse është substanca kushtetuese (statutore) e këtij entiteti që e shkatërron Republikën duke e varësuar përjetësisht nga një shtet armik siç është Serbia.
Me këtë mëvetësi dhe varësi të drejtepërdrejt të Zajednicës nga Serbia, sërbet e veriut, por edhe të komunave tjera do ta shohin të panevojshme integrimin e tyre në shtetin e Kosovës. Përkundrazi, pjesa tjetër e Kosovës do të shtoj varësin e saj në këtë entitet, marr për bazë resurset që gjenden në këtë pjesë të Kosovës dhe varësin në procesin e vendimmarrjes me fuqinë e vetos për një nunër të konsiderueshëm të çështjeve të rëndësishme për të cilat nevojitet edhe pëlqimi i Zajednicës. Të gjendur në mes Serbisë dhe Kosovës, ky entitet në bazë të përbërjes strukturore do të tërheq vazhdimisht nga ana e Serbisë.
Për më tepër, Zajednica është zgjatim i Serbisë në funksion të hegjemonisë së saj në Ballkan, ku tashmë një numër shtetesh të rajonit janë nën diktatin e Serbisë. Në Bosnjë e Herzegovinë funksionimi i sistemit politik varet nga vullneti i Serbisë. Vullnetet politike edhe mund të ndryshojnë, por krijimi i këtyre entiteteve në Ballkan vetëm sa i shton apetitet dhe ambiciet e Serbisë për ta fuqizuar vetën në vazhdimësi dhe faktorizuar atë edhe në nivelin ndërkombëtar, gjë që mund të ndryshojë edhe kalkulimet ndërkombëtare gjeopolitike në Ballkan. Edhe pse zajednica është pranuar nga pala kosovare në bisedimet e Brukselit, vet fakti që kjo ka qenë kërkesë e Serbisë, e që lidhet me ambiciet e saja në Kosovë, tregon se sa e dëmshme është ajo për shtetësinë, funksionimin, dhe perspektivën e Kosovës. Nga ana tjetër, fakti që është pranuar nga një klasë politike, shembullin e së cilës për papërgjegjësi nuk e njeh as historia, tregon se kjo nuk duhet të merret si bazë për ta konsideruar këtë si marrëveshje legjitime. Zajednica defunksionalizon shtetin në aspektin e brendshëm dhe minon rolin e saj në aspektin e jashtëm.
Në rastin e Kosovës dhe Bosnjës, Serbia haptazi ka ambicie territoriale. Kjo vërtetohet, jo vetëm me mosnjohjen e saj, por edhe me projektet afatgjate për ta përvetësuar Kosovën. Në këtë kuptim, entitetet e tilla me kompetenca shtetërore paralele në shumë fusha, do të jenë jo vetëm destabilzues potenciale e aktual, por edhe struktura pararendëse të shteteve satelite të Serbisë.
Pozita në Kosovë mund të vazhdoj insistimin kryeneç për të mbrojtur interesat e Serbisë për arsyet që i di Isa Mustafa e Hashim Thaçi, por, këto marrëveshje nuk do të kalojnë asnjëherë, gjersa kemi mbi 200 mijë qytetarë që përmes peticionit i thanë jo Zajednicës dhe demarkacionit, si dhe mbi 90% të qytetarëve janë deklaruar kundër këtyre dy marrëveshjeve, pesë Kuvende Komunale që miratuan deklarata në kundërshtim të këtyre koncesioneve dhe 6 Kryetar Komunash në mesin e tyre edhe kryetari i Kryeqytetit janë pozicionuar hapur në kundërshtim të Zajednicës dhe demarkacionit. Po ashtu, shumë figura të rëndësishme Kombëtare dhe këtë po e thotë gjithsecili qytetarë që ka mendim politik dhe është i lirë të shprehë mendimin se këto marrëveshje nuk duhet të zbatohen. Pra Zajednica është shkatërruese për Republikën, krijesë e rrezikshme, jo demokratike, projekt që nuk i shërben as paqes e as lirisë. Prandaj, nëse Qeveria Mustafa-Thaçi vazhdon ta mbroj atë ne do ta kundërshtojmë me gjithë qenien tonë. Nëse Qeveria nuk heq dorë nga Zajednica, do të detyrohet të dorhiqet bashkë me Zajednicën.
(Autori është Aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE)
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty