Liga e Kampionëve e re, ose thënë më mirë gara më e madhe evropiane do të ndryshojë nga vera e vitit 2024 dhe tashmë ka një formë përfundimtare, ku modifikime duken të rëndësishme për dallim me formatin e shpallur një vit më parë.
Skuadrat e kualifikuara në Ligën e Kampionëve, në vend që të luajnë gjashtë ndeshje, do të luajnë tetë (katër në shtëpi dhe katër jashtë) në fazën e grupeve dhe ajo që ka ndryshuar më shumë është numri i skuadrave, nga 32 në 36.
Duke pasur parasysh shpërndarjen e re, mund të krijohet rrethana që katër ligat kryesore, pra Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia mund të kenë deri në shtatë ekipe të kualifikuara për në fazën finale të Ligës së Kampionëve. Nuk është diçka e lehtë që mund të arrihet, por është brenda të mundshmes.
Dy nga katër vendet e reja do t’u takojnë dy federatave me renditjen më të mirë në sezonin që po përfundon, që nëse do të niste nga ky sezon do të shkonin për Anglinë dhe Holandën, me Spanjën që zë vendin e tretë. Pikët merren nga ekipet pjesëmarrëse nga secili vend.
Shpërndarja e dy vendeve të tjera të zgjerimit do të bëjë që një ekip shtesë të kualifikohet nga vendi që renditet i pesti në Evropë – rregullisht Franca – dhe një pozitë e pestë për kampionin e një vendi që nuk kualifikohet automatikisht.
Një short i vetëm për play-off
Me këtë format të ri, përveç kësaj, zhduken shortet. Gara e re do të mbledhë interesin shtesë se çdo ndeshje do të ketë diçka në lojë.
Formati aktual i sheh ekipet të ndara në tetë grupe me nga katër, me skuadrat që luajnë njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë për gjashtë ndeshje. Dy të parat në secilin grup kalojnë në 16-shen e fundit kur bëhet një turne me eliminim direkt me ndeshje të luajtura në shtëpi dhe jashtë.
Formati i ri e ndryshon këtë sistem, pasi që do të ketë një tabelë të vetme të ligës, e cila përfshin të gjitha ekipet.
Secili klub do të luajë tetë ndeshje të fazës së grupeve kundër kundërshtarëve të ndryshëm, me katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë.
Tetë më të mirat do të kalojnë në fazën e eliminimit, ndërsa ato nga pozita e nënta në 24 do të garojnë në play-off me dy ndeshje për të përparuar tutje.
Mund të ndodh që të ketë edhe një ‘final four’, gjë që po studiohet.
UEFA shtoi se “ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në Ligën e Evropës (tetë ndeshje në fazën e grupeve) dhe Ligën e Konferencës (gjashtë ndeshje në fazën e grupeve) dhe të dyja do të përfshijnë gjithashtu 36 ekipe.
Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA), e cila përfaqëson më shumë se 240 klube e ka miratuar reformat e bëra nga UEFA.
Ceferin: Formati i ri do ta përmirësojë Ligën e Kampionëve
Duke folur për këto ndryshime, kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se formati i ri do ta përmirësojë këtë kampionat.
“UEFA ka treguar qartë sot se ne jemi plotësisht të përkushtuar për të respektuar vlerat themelore të sportit dhe për të mbrojtur parimin kyç të garave të hapura, me kualifikim të bazuar në meritat sportive, plotësisht në përputhje me vlerat dhe modelin sportiv evropian të bazuar në solidaritet”.
“Ne jemi të bindur se formati i zgjedhur arrin ekuilibrin e duhur dhe se ai do të përmirësojë ekuilibrin konkurrues dhe do të gjenerojë të ardhura që mundtë shpërndahen në klube, liga dhe në futbollin bazë në të gjithë kontinentin tonë, duke rritur popullaritetin e garave tona”, ka thënë ai.
Përfitimet në të holla
Liga e Kampionëve aktuale me 32 ekipe prodhon 96 ndeshje në fazën e grupeve. Rritja nga gjashtë në tetë ndeshje për ekip në fazën e grupeve do të sjellë 64 ndeshje shtesë.
Kjo do të kishte një ndikim në parashikimet e UEFA-s për të ardhurat që rriten rreth 40 për qind nga 3.5 miliardë euro aktuale në vit nga garat e klubeve.
Liga e Kampionëve u krijua në vitin 1992 nga Kupa Evropiane, e cila filloi në vitin 1955 dhe ishte një turne me eliminim direkt për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...