Google ADS

Zelensky: Leonid Kravchuk “e dinte se sa kushton liria”

00:33 | 11 Maj 2022
Trina Galanxhi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Leonid Kravchuk, ish-udhëheqësin e Ukrainës, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare të martën, si një njeri që “qëndroi gjithmonë me Ukrainën”.

Në fjalimin e tij të natës televizive, Zelensky tha se Kravchuk, Presidenti i parë i Ukrainës së pavarur post-sovjetike, mes viteve 1991- 1994, vlerësoi jetën dhe çdo minutë të saj, transmeton portal arbresh.info

“Si fëmijë ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, mbijetoi okupimit”, tha Zelensky. “Ai e dintë se sa kushtonte liria”.

“Me gjithë zemër ai donte paqe për Ukrainën”, shtoi Zelensky. “Jam i sigurt se do ta zbatojmë. Do të arrijmë fitoren dhe paqen tone”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme