Google ADS

Bjellorusia vendos forcat speciale në kufi me Ukrainën

23:37 | 10 Maj 2022
Trina Galanxhi

Forcat e Armatosura të Bjellorusisë do të vendosin forca speciale në kufirin e Ukrainës sepse “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë”, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Viktor Gulevich.

“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike”, thuhet në një deklaratë të marten, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info

Ai tha se ukrainasit kishin krijuar një forcë prej 20,000 vetësh afër kufirit të Bjellorusisë, e cila “kërkon një përgjigje nga ne”.

“Shfaqja në ujërat e Detit Mesdhe dhe Baltik të një grupi që mbante raketa lundrimi me bazë deti dhe ajrore, një rritje në grupin e aviacionit në vendet e Polonisë dhe shtetet baltike tregojnë një kërcënim në rritje për Republikën e Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë.

“Në kuadër të fazës së dytë të kontrollit të forcave të reagimit të menjëhershëm, në drejtimet operative perëndimore dhe veriperëndimore u dërguan grupe batalion-taktike, për forcimin e tyre, forcat e mbrojtjes ajrore, raketore dhe njësitë e artilerisë po lëvizin përpara për t’u siguruar”, thuhet tutje në deklaratë.

Gjatë ditës së sotme, ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, ka deklaruar se vendi ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së tij, sipas një video komenti të postuar në llogarinë Telegram të medias shtetërore bjelloruse Belta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme