Universiteti i Prishtinës reagon pas sulmit fizik të profesoreshës Latifi-Pupovci

21:33 | 10 Maj 2022
L G

Universiteti i Prishtinës ka reaguar për sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Sipas UP’së, akte të tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së.

“Aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare”, thuhet në reagim.

UP’ja u ka bërë thirrje organeve që këtë rast ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore.

“Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi”, përfundon reagimi.

Profesoresha Hatixhe Latifi-Pupovci, është deklaruar më herët për sulmin e sotëm ndaj saj në objektin e Fakultetit të Mjekësisë.

Ajo ka thënë se e sulmoi gjinekologu Arsim Gashi, meqë ia kishte rrëzuar djalin nga provimi.

Tutje, Latifi-Pupovci ka thënë se është keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm.

LEXO EDHE

Profesoresha tregon se u sulmua nga gjinekologu Arsim Gashi, pasi ia kishte rrëzuar djalin nga provimi – Arbresh.info

Të ngjashme