Liverpooli planifikon t’i rihapë bisedimet për të ardhmen e Sadio Mane në fund të këtij sezoni.
Senegalezi është duke u kërkuar nga Bayern Munichu dhe Barcelona, prandaj Redsat duan të bisedojnë me sulmuesin.
Nga 1 korriku, Mane hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa negociatat e deritanishme për vazhdimin e qëndrimin në Anfield nuk kanë sjellë akoma përfundim të suksesshëm.
Gjatë kësaj jave është raportuar se Bayerni e ka bërë 30-vjeçarin shënjestër kryesore, derisa Mundo Deportivo raportoi sot (e martë) se sulmuesi është një opsion serioz për Barcelonën.
Thuhet se vet lojtari pëlqen të luajë në La Liga dhe mund ta pranojë kalimin te Blaugranët në rast se nuk arrin marrëveshje me Liverpoolin.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...