Formati i kompeticionit të Champions League, tashmë ka pësuar ndryshim.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e futbollit në Evropë, UEFA.
Ligat nuk do të kenë më vendet e siguruara në bazë të koeficienteve të klubeve, por dy vende do të ndahen në bazë të paraqitjes së vendeve (klubeve që përfaqësojnë) në sezonin e fundit.
Po ashtu, klubet pjesëmarrëse do të luajnë tetë ndeshje dhe jo 10-të.
Të gjitha ndeshjet para finales do të luhen në mesjavë, duke respektuar kalendarin e ligave, përcjell lajmi.net.
Duke pasur parasysh kalimin nga 23 në 36 skuadra, ndryshimi më i madh do të bëhet në transformimin e fazës së grupeve në një mini-ligë, ku përfshihen skuadrat pjesëmarrëse. Secili klub luan së paku tetë ndeshje, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër si vendas, katër mysafir).
Tetë skuadrat e para në ligë kualifikohen automatikisht për fazën nokaut, derisa skuadrat nga pozita e nëntë në 24 do të garojnë në ‘Play OFf’ me dy ndeshje, për të siguruar 1/16.
Ndryshimet do të bëhen duke filluar nga sezoni 2024/25.
Ndryshime të ngjashme do të bëhen edhe në UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...