Mesjava do t’i sjellë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e basketbollit.
Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ndaj së cilës fitoi bindshëm në takimin e parë, 73:48.
Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë, do të mundohen ta barazojnë serinë gjysmëfinale.
Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.
Gjysmëfinalja e dytë në mes të Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68.
Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e shkëlqyeshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.
Mitrovicasit i përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.
Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore i kanë mitrovicasit ndaj një fitoreje të pejanëve.
Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?