Sapo ka filluar ndeshja e tretë e ekipit kosovar – “Bad News Eagles” në turneun më të madh të lojës CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.
“BNE” është duke luajtur kundër ekipit brazilian “Imperial”, pjesë e të cilit janë lojtarët legjendarë si FalleN, fer dhe fnx të cilët ishin fitues të dy turneve Major.
Për të shikuar ndeshjen LIVE me komentim shqip, ju duhet të klikoni: KËTU.
Kujtojmë se ditën e djeshme, “BNE” nisi rrugëtimin në këtë turne, ku arriti të triumfonte kundër skuadrës turke “Eternal Fire” ndërsa u mposhtën nga ekipi rus “forZe”.
“Bad News Eagles” ka edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turneu, i cili po zhvillohet në qytetin Antëerp të Belgjikës.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren