Google ADS

Zbulohen emrat e nëntë lojtarëve që do të largohen nga Barça

11:41 | 10 Maj 2022
A. B.

Barcelona pritet të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti katalunas ka paralajmëruar ndryshime pasi synon ta nisë furishëm edicionin e ardhshëm.

Mediumi spanjoll “Marca” i ka zbuluar nëntë emrat e futbollistëve që i kanë bërë valixhet gati dhe që pritet të largohen nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për futbollistët: Frenkie De Jong, Memphis Depay, Neto, Clément Lenglet, Sergiño Dest, Óscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig e Martin Braithwaite.

Këta lojtarë në fakt nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Dhe, ideja është që të shiten ata dhe me paratë e fituara nga shitja e tyre, Barça synon të bëjë përforcime gjatë verës.

Në dyshim të ardhmen tek Barça e kanë edhe Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, ndërsa nga huazimi në klubet përkatëse do të kthehen Adama Traore dhe Luuk de Jong./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme