Shumica e mësuesve tregojnë shenja të depresionit klinik, sipas një sondazhi të ri në fillim të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor në SHBA.
Në një sondazh me rreth 12 mijë mësues, është gjetur se një numër i madh i tyre janë të rrezikuar nga depresioni i mundshëm klinik, transmeton portal arbresh.info
91 përqind e mësuesve të anketuar thanë se puna e tyre ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Mbi gjysma e të anketuarve thanë se ngarkesa në punë është një ndër faktorët më të mëdhenjë në dëmtimin e shëndetit të tyre mendor, ndërsa 34% e të të anketuarve kanë përmendur edhe pandeminë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit të tyre.
Studimi gjeti se shumica e mësuesëve, gjatë punës së tyre kanë pësuar sulm paniku dhe një pjesë e tyre janë diagnostifikuar me çrregullim të stresit post-traumatik.
Studimi thekson se nevoiten veprime urgjente për të trajtuar shkaqet rrënjësore të një krize të shëndetit mendor në profesion./jerseynews/arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...