Social Demokratët në pushtet në Suedi do të vendosin më 15 maj nëse do të përmbysin kundërshtimin e dekadave ndaj anëtarësimit në NATO, tha partia të hënën, një lëvizje që pothuajse me siguri do të çonte në kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën prej 30 vendeve.
Pushtimi rus në Ukrainë ka nxitur një rishikim urgjent të politikës së sigurisë si në Suedi ashtu edhe në Finlandë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Social Demokratët, partia më e madhe në Suedi në 100 vitet e fundit, është duke zhvilluar takime dixhitale gjatë kësaj jave për të mbledhur opinionet e anëtarëve mbi anëtarësimin në NATO, përpara vendimit përfundimtar që pritet të jepet me 15 maj.
Ndërkohë, parlamenti po zhvillon një rishikim paralel, gjithëpartiak të politikës së sigurisë, i cili do të raportojë më 13 maj.
“Unë dua ta kem atë në tryezë përpara se të marr një vendim”, tha kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në një debat për NATO-n në TV suedeze.
Një aplikim zyrtar për t’u bashkuar me NATO-n mund të bëhet në samitin e aleancës në qershor në Madrid dhe ka të ngjarë të ndiqet shpejt, megjithëse marrja e nënshkrimeve të të 30 anëtarëve të aleancës mund të zgjasë deri në një vit.
Mos-angazhimi ushtarak ka qenë prej kohësh një themel politik për shumë suedezë dhe ndërsa mbështetja për anëtarësimin në NATO është rritur ndjeshëm, shumë suedezë vazhdojë të shfaqin pasiguri rreth kësaj teme.
Një vendim për të kërkuar anëtarësimin në NATO me siguri do të zemëronte Moskën, e cila ka kërcënuar të vendosë armë bërthamore në Kaliningrad./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së