Ronela Hajati sonte hap natën e parë të Eurovizionit

10:30 | 10 Maj 2022
A. B.

Sonte në orën 21:00 në Torino të Italisë, mbahet gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës Evropiane, “Eurosong Contest 2022”.

E para që do ta hapë këtë mbrëmje dhe tërë garën e ‘Eurosongut’, bazuar në shortin e hedhur, do të jetë Shqipëria, që këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Në këtë natë të parë gjysmë finale do të ngjiten në skenë 17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse në natën e dytë që mbahet me 12 maj, do të ngjitën në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.

Ndërkohë, finalistëve të këtyre dy netëve,që do të jenë gjithsej 20 shtete, do t’i bashkohen në finalen e 14 majit, edhe pesë vendet që kualifikohen automatikisht në finale, e që janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Eurosong” mbahet këtë vit në Itali për shkak se vitin e kaluar, grupi italian ‘Maneskin’, fitoi vendin e parë dhe tradicionalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme