Google ADS

OKB do të mbajë seancë speciale për Ukrainën këtë javë

10:12 | 10 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një seancë speciale për Ukrainën këtë javë pasi Kievi bëri thirrje për një rishikim të situatës atje, tha zëdhënësi Rolando Gomez.

Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB, shkroi një letër duke i kërkuar asaj që të marrë në konsideratë “raportet e fundit të krimeve të luftës dhe shkeljeve në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”.

Anglia, ShBA dhe Gjermania ishin midis 55 vendeve që nënshkruan dokumentin.

Takimi, i cili pritet të zhvillohet të enjten, mund të përfshijë një rezolutë që i ngarkon Komisionit të sapoformuar të Hetimit për luftën që t’i japë një raport të detajuar këshillit më vonë këtë vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme