Google ADS

Veseli: Procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta shpreh pafajësinë time para qytetarëve të Kosovës

12:01 | 10 Maj 2022
S D

Ka filluar konferenca dëgjimore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në konferencën e sotme dëgjimorë në një lidhje direkte është paraqitur edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndër të tjerash, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka paraqitur zhvillimet të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e fundit të aktakuzës.

Me këtë rast, Veseli ka deklaruar se ka pranuar aktakuzën e ndryshuar me datë 29 prill 2022.

“Po, e kam marrë”, është përgjigjur shkurt Veseli në pyetjen e gjyqtarit Guillou.

Pas kësaj, Veseli po ashtu ka deklaruar se ka dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur

“Faleminderit z. gjykatës. I kam lexuar, vetëm se kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë e të kem të drejtën të shprehem për pozitën time dhe pafajësinë time. Para qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të Kosovës, si dhe këtij gjyqi të nderuar”, shtoi Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme